Këngëtarja Greta Koci është mjaft aktive në rrjetin social instagram.
Ajo shpesh poston fotografi të ndryshme, por kësaj radhe, u dha mundësinë fansave ti bëjnë pyetje.
Një nga pyetjet që ra në sy ishte: Nëse ajo do të martohej me dikë të varfër?
Këngëtarja nuk hezitoi ti përgjigjet duke e quajtur fillimisht pyetjen si gjysmake.
Këngëtarja sqaroi se sipas saj mashkulli ideal është një shok i jetës, besnik dhe disa nga kriteret që kërkon janë arsimimi dhe mençuria.
Duke përllogaritur të gjitha këto, Greta i drejtohet në fund fansit me pyetjen se a mundet që një njeri me këto vyrtyte të mos ketë mundësinë e mbijetesës?