Një nënë vetushqyese ka ngritur një shqetësim të rëndë në lidhje me dhunën dhe bullizimin e vazhdueshëm të fëmijës së tij në shkollën ”Abdullah Shabani” në Mitrovicë.
Valbona Krasniqi përmes rrjetit social ka denoncuar rastin, ku thotë se për rastin në fjalë është vënë në dijeni drejtoria e shkollës, por, sipas saj nuk ka rezultuar me suksese.
‘’Djali im prej kohësh rrahet,shantazhohet,ofendohet, kërcënohet me armë të ftofta, nga disa nxënës të tjerë të kësaj shkolle,kësaj moshe dhe kësaj komune’’, ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi ka ngritur shqetësimin e saj edhe për sjelljen e drejtorit të shkollës i cili i ka thënë “A je e vetëdijshme me kë po rrokesh, janë familje problematika”.
‘’Ata sot e shantazhuan se im bir duhet t’ua mbaj cigaret elektrike në çantën e tij dhe me rrefuzimin e djalit tim ata e goditen, iu hudhen mbi 10 fëmijë të tjerë sipër duke e shtypur derisa volli.
Pas ankesës time dhe takimit me prindër më është drejtuar privatisht drejtori i kësaj shkolle me fjalët:
A je e vetëdijshme me kë po rrokesh, janë familje problematika”, ka shkruar Krasniqi.