Live

E rëndë: Vdes në QKUK punëtori që u lëndua muajin e kaluar në Prishtinë

10:37 / 28 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Pas më shumë se një muaji trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sot në orët e mëngjesit ka humbur jetën punëtori 45 vjeçar që ishte lënduar teksa po punonte në Prishtinë.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 45-vjeçar nga Sllovia e Lipjanit, i cili kishte pësuar lëndime të rënda derisa po punonte në një objekt në rrugën C. Përkundër intervenimeve, ai nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur sot.

Viktima, siç mëson Sinjali kishte pësuar plagë serioze pasi ishte lënduar në vinç, në një lokacion në rrugën C, ku po punonte më 13 tetor.

Për rastin është vënë në dijeni edhe Policia e Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit është iniciuar rasti “hetim mbi vdekjen”, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Shpërndaje në

U Kopjua