Live

Edhe ishi i Duas në lidhje të re

17:08 / 06 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Isaac Careq përpos karrierës si model dhe kuzhinier tek shqiptarët njihet edhe si ish i dashuri i Dua Lipës.

Dua dhe Isaac patën një lidhje të gjatë së bashku por që përfundoi para ca muajsh.

Isaac madje vitin e kaluar kishte shoqëruar Duan në “Sunny Hill” ndërsa sivjet ajo erdhi me të dashurin  e ri.

Por sic duket edhe Isaac ka gjetur partnere të re. Ai në instagram ka publikuar një fotografi ku shihen dy duar. E tija dhe e një vajze misterioze. “Dorë e vogël, dorë madhe” ka shkruar Isaac mbi fotografi.

Shpërndaje në

U Kopjua