Këshilli Studentor i Fakultetit të Arteve, ka protestuar para MAShT-it për ta kundërshtuar vendimin për mospërfshirjen e tyre në konkursin e bursave.
Në shenj pakënaqësie me këtë vendim ata kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar anulimin e këtij vendimi i cili ua pamundëson qasjen në bursa.
Për të njëjtën arsye edhe Këshilli Studentor i Fakultetit të Edukimit, në koordinim me kryetarët e grupeve të studentëve nga të gjitha departamentet, kanë bojkotuar ligjëratat.