Live

Edhe studentët e Fakultetit të Arteve protestojnë për bursa para MAShT-it

12:04 / 07 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Këshilli Studentor i Fakultetit të Arteve, ka protestuar para MAShT-it për ta kundërshtuar vendimin për mospërfshirjen e tyre në konkursin e bursave.

Në shenj pakënaqësie me këtë vendim ata kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar anulimin e këtij vendimi i cili ua pamundëson qasjen në bursa.

Për të njëjtën arsye edhe Këshilli Studentor i Fakultetit të Edukimit, në koordinim me kryetarët e grupeve të studentëve nga të gjitha departamentet, kanë bojkotuar ligjëratat.

Shpërndaje në

U Kopjua