Live

Einxhel e konfirmon se do të bëjnë një “dasmë madhështore”

13:44 / 31 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz dasmë? Po, dhe një super dasmë madje. Këtë e ka konfirmuar vetë moderatorja përmes një postimi që ka bërë në rrjete sociale.

Moderatorja ka publikuar një shkrim, ku thuhej se do të bënin një ceremoni private, por në fakt, ajo pohon se nuk do të jetë kështu.

Jo vetëm që do të ketë një dasmë, por do të jetë dhe madhështore. “Jo dasëm…por super dasmë do të ketë”, shkroi ajo.

einxhel

Kujtojmë që Einxhel dhe Dagz, dashuria e të cilëve lindi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ata pritet të bëhen shumë shpejt me një djalë.

Shpërndaje në

U Kopjua