Sot Departamenti i Krimeve Ekonomike i Policisë së Kosovës ka bastisur zyrat e KEK-ut.
Siç ka mësuar Kosovalive.net, nga ky aksion i Krimeve Ekonomike ka disa zyrtarë të lartë të arrestuar.
Kjo kontratë në vlerë 3 milionë e 495 euro ishte nënshkruar me Grupin e Operatorëve “Litwin SA & Bujar B. Shala B.I.”.
Tendri ishte nënshkruar përmes procedurës së negociuar me çmim më të ulët si kriter. Kontrata ishte nënshkruar 9 ditë pas shpalljes së tenderit.
Kosovalive.net do ju mbaj të informuar në lidhje me këtë rast.