Live

Ekskluzive: Dyshimet për keqpërdorime milionëshe, kjo është arsyeja e arrestimeve sot në KEK

15:13 / 19 Prill 2023

Nga Kosova Live

Sot Departamenti i Krimeve Ekonomike i Policisë së Kosovës ka bastisur zyrat e KEK-ut.

Siç ka mësuar Kosovalive.net, nga ky aksion i Krimeve Ekonomike ka disa zyrtarë të lartë të arrestuar.

Tutje, Kosovalive.net mëson se arsyeja e arrestimit ka të bëj me kontratën 3.5 milionë euroshe që e kishte nënshkruar KEK-u për riparimin e kaldajës së bllokut A5 të termocentralit të “Kosovës A”.

Kjo kontratë në vlerë 3 milionë e 495 euro ishte nënshkruar me Grupin e Operatorëve “Litwin SA & Bujar B. Shala B.I.”.

Tendri ishte nënshkruar përmes procedurës së negociuar me çmim më të ulët si kriter. Kontrata ishte nënshkruar 9 ditë pas shpalljes së tenderit.

Kosovalive.net do ju mbaj të informuar në lidhje me këtë rast.

Shpërndaje në

U Kopjua