Thesari i shtetit i ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit.
Kosova.LIVE mëson se pagat tashmë janë në llogaritë bankare të mësimdhënësve.
Deri më tani ministri i Financave, Hekuran Murati kishte insistuar se pagat nuk do të ekzekutoheshin për mësimdhënësit grevistë, vetëm nëse ata pajtohen që t’i kompensojnë orët e humbura.
Nuk dihet ende se a ka pasur marrëveshje mes Ministrisë së Arsimit dhe SBAShK-ut për kompensimin e orëve.