Live

Ekskluzive: Ekzekutohen pagat për mësimdhënësit

16:17 / 07 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Thesari i shtetit i ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit.

Kosova.LIVE mëson se pagat tashmë janë në llogaritë bankare të mësimdhënësve.

Deri më tani ministri i Financave, Hekuran Murati kishte insistuar se pagat nuk do të ekzekutoheshin për mësimdhënësit grevistë, vetëm nëse ata pajtohen që t’i kompensojnë orët e humbura.

Nuk dihet ende se a ka pasur marrëveshje mes Ministrisë së Arsimit dhe SBAShK-ut për kompensimin e orëve.

Shpërndaje në

U Kopjua