Gazeta Kosovalive ka siguruar identitetin e dy personave që përfunduan në ndalim pas një përleshjeje fizike që ndodhi pasditen e së premtes në Prizren.
Burime të sigurta brenda organeve të rendit bëjnë me dije se të dyshuarit që janë rrahur mes vete në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë Ardian Kovaci, rreth 55 vjeçar dhe Armando Psatha, rreth 34-vjeçar – të dy shtetas të Republikës së Shqipërisë.
Të njëjtit janë kapur në flagrancë nga patrulla policore, në gjendje të dehur, ndërsa po përplaseshin fizikisht për arsye të çastit. Situata është neutralizuar me ndërhyrje të menjëhershme, ndërsa pas intervistimit në stacion policor, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa për shkak të shtetësisë së tyre, autoritetet policore kanë informuar ILECU-n për veprimet e ndërmarra.
Gazeta Kosovalive do të ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me këtë incident.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tjj të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.