Live

Ekskluzive: Ky është 38-vjeçari që u arrestua nga Policia për sulmin fizik ndaj 17-vjeçarit në Prishtinë

23:42 / 12 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një incident i rëndë ka ndodhur dje në në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, saktësisht te lokali “Mellow bar”, ku një person i moshës madhore e ka sulmuar fizikisht një të mitur. I dyshuari tashmë është arrestuar nga Policia, ndërsa viktima ka pranuar ndihmë mjekësore.

Kosovalive mëson ekskluzivisht se i dyshuari në lidhje me këtë rast është 38-vjeçari, Rafet Hetemi.

Ndërkaq, viktima e këtij rasti është një 17-vjeçar, i cili është dërguar për t’u trajtuar në QKUK, si pasojë e lëndimeve që ka pësuar.

Në lidhje me këtë rast është informuar edhe Prokurori, me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimisht është dërguar në mbatje.

Rasti është inicuar si “Vetëgjyqësi dhe sulm”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje në

U Kopjua