Live

Ekskluzive: Ky është i dyshuari që kanosi me armë një person në Bllacë të Suharekës

10:54 / 01 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Një incident i rëndë ka ndodhur me datën 26 janar në fshatin Bllacë të komunës së Suharekës, ku një qytetar është arrestuar nën dyshimin për kanosje dhe armëmbajtje pa leje,

Siç mëson Sinjali ngjarja ndodhi pas një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarit dhe viktimës, ku i dyshuari dyshohet se ka kërcënuar verbalisht viktimën dhe më pas ka shtënë me armë zjarri.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht emrin e të dyshuarit e që është Shpend Baku, rreth 46-vjeçar – tashmë i arrestuar nga Policia e Kosovës.

Policia kishte ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke konfiskuar një armë gjuetie si provë materiale dhe duke e arrestuar të dyshuarin.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...