Live

Ekskluzive: LVV fillon të jap dhuratat për fundvit, Faruk Mujka vendoset në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të ‘Ibër-Lepencit’

21:15 / 01 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Viti i ri po afron dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka filluar të jep dhurata për fundvit.

Kosovalive.net mëson ekskluzivisht se Faruk Mujka është vendosur në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”.

Faruk Mujka duket se është shpërblyer për punën që e ka bërë për Lëvizjen Vetëvendosje për gjatë viteve.

I BESUARI I LVV-së NË MITROVICË

Faruk Mujka brenda LVV-së ka pasur disa funksione të rëndësishme. Ai ishte kryetari i degës së LVV-së në Mitrovicë.

Po ashtu, atë Albin Kurti e kishte vendosur në listën e kandidatëve të LVV-së për deputet në zgjedhjet e vitit 2019.

Në vitin 2013 ka qenë kandidat për kryetar të Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjatë kohë sa ishte Agim Bahtiri kryetar i Mitrovicës, Faruk Mujka ishte nënkryetar.

AKUZAT NDAJ FARUK MUJKËS SI PJESMARRËS NË PARTINË E GRUAS SË MILLOSHEVIQIT

Faruk Mujka ishte akuzuar se ka qenë pjesë e partisë së gruas së Millosheviqit, Mira Markoviq.

Por, këto akuza ai nuk i kishte mohuar as pohuar këto akuza.

Në një reagim, Mujka tha se komandantët e UÇK-së s’ja kanë përmendur asnjëherë këtë.

“P.S. sa i përket partisë se jullit, gjatë këtyre viteve kam pasur takime, konsultime, dreka e darka dhe shumë foto me pothuaj shumicën e komandantëve të famshëm. Asnjëri nuk ma ka përmendur as jullin as gruan e Sllobës.

Tash ose ata nuk mendojnë si ju ose ndoshta edhe ata kan qenë me mua ne jull. Rrugë të tretë nuk ka”, kishte shkruar Mujka në reagimin e bërë vitin e kaluar.

Një nga premtimet e mëdha të kryeministrit Kurti para se të vinte në pushtet ishte meritokracia dhe se s’do të ketë më punësime me libreza të partive. Por, që nga ardhja në pushtet e Qeverisë Kurti, ka pasur shumë akuza për nepotizëm./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...