Live

Ekskluzive! Nepotizëm masovik i akrabave të Vetëvendosjes, ja lista!

18:02 / 24 Tetor 2022

Nga Kosova Live

  1. Motra e Xhelal Sveçlës, Magbule Hyseni, punësohet në ministrinë e Bujqësisë
  2. Gruaja e Salih Zybës, Sofije Zyba, punësohet në Byronë Kosovare të Sigurimeve
  3. Skandali i punësimeve kolektive në KEK
  4. Vlora Spanca, motra e këshilltarës së kryeministrit, Valbona Mehmeti, emërohet si Auditore e Përgjithshme
  5. Nipi i Besnik Bislimit, njeriut të dytë të Qeverisë, Gëzim Tosuni, emërohet për anëtar në Këshillin Shtetëror të Cilësisë.
  6. Përkrahësi i hapur i Besnik Bislimit, Feim Kelmendi, emërohet zyrtar kryesor financiar në Telekom.
  7. Komisionere i Agjencisë për Informim dhe Privatësi, në bashkëpunim me Listën Serbe, zgjedhet Krenare Sogojeva Dermaku, bashkëshortja e shokut të studimeve të Albin Kurtit dhe anëtarit të VV- së, Artan Dermaku
  8. Suliote Aliu, motra e Liburn Aliut, emërohet në këshillin drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës.
  9. Nita Kelmendi- Hysa- vajza e axhës së Liburn Aliut, emërohet anëtare e këshillit mbikqyrës të Odës së Farmacistëve të Kosovës
  10. Pranvera Osmani- Zhushi motra e zv.ministres së MKRS- së, Daulina Osmani, emërohet anëtare e këshillit mbikqyrës të Odës së Farmacistëve të Kosovës
  11. Driton Vela, vllau i Blerim Velës (shefit të stafit të Presidentes), emërohet në bordin qendror për shkollim specialistik
  12. Arsim Kurti, miku (vllau i gruas) së deputetit Burim Karameta, emërohet në bordin qendror për shkollim specialistik
  13. Agon Bytyqi, vëllau i kandidatës për deputete Gresa Bytyqi, emërohet zëvendës drejtor në AKI.
  14. Axha i Glauk Konjufcës, Rabit Konjufca, emërohet këshilltar politik në FSK
  15. Vajza e vëllaut të deputetit të VV- së, Jahja Kokaj, Fadile Dyla, emërohet u.d sekretare në MASHT.
  16. Motra e deputetit të VV- së, Luan Aliu, emërohet anëtare në Bordin e Teatrit Kombëtar. Bëhet fjalë për Shkurte Aliun e cila e cila përveç se është motra e deputetit, njëkohësisht ka qenë anëtare e VV- së.
  17. Ben Apolloni, Visare Aliu dhe Armend Smajli, përkrahës së VV- së, emërohen në Bordin e Teatrit Kombëtar
  18. Vëllau i deputetit të VV- së, Fitim Uka, emërohet këshilltar i Arben Vitisë
  19. Rexhep Podvorica emërohët në Bordin e Ndërmarrjes Ibër-Lepencë, djali i tij Arbnori është shofer i Arben Vitisë, ndërsa djali tjetër Milot Podvorica avancohet zyrën ligjore në KEK. Pra, në Kosovë ka familje të privilegjuara, si familja Uka e Podvorica, ku të gjithë punojnë në sektorin publik, por me çelës partiak.
  20. Vëllau i Alban Krasniqit, Shkumbin Krasniqi, nga pozita e postierit në postën e Deçanit avancohet në zyrtar për shërbim ndaj klientëve, duke i’u dyfishuar paga nga 435 në 835 euro. Bëhet fjalë për familjën e ministres Albulena Haxhiu.
  21. Vajza e axhës së kryetarit të Prizrenit, punësohet në komunën e Prizrenit.
  22. Alban Krasniqi, ish kandidat për asamble komunale nga VV, emërohet në Bord të Trepçës.
  23. Drilon Zyba, familjar i deputetit të VV- së, Salih Zyba, punësohet në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
  24. Kushëriri i Haxhi Avdylit punësohet në Ministrinë e Shendetesise

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...