Live

Eksluzive | Gjykata vendos por Behar Isma i MPJD-së, refuzon vendimin, se bën hesap hiq

11:13 / 16 Maj 2024

Nga Kosova Live

Behar Isma bënë vepër penale, përsëri eskivon zbatimin e vendimeve të gjykatës, njofton Kosovalive.net.

Pas Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit në kontestin e Ambasadorit Albert Prenkaj me MPJD-në, gjegjëisht KPMSHCK-në në lidhje me Rregulloren (ZKM) Nr. 01/2022 Për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nënshkruar nga Kryeministri Kurti, sipas të cilit aktgjykim rregullorja në fjalë nuk është në përputhjr me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm Nr.03/122.
Kjo gjendje e funskionimit të jashtligjshëm mbisundon në MPJD për dy vite radhazi dhe vazhdon të jetë e njëjt sot e kësaj dite.
Për të rënduar edhe më tepër shkeljet ligjore në këtë ministri, me datën 08.05.2024, dërgohet një kërkesë në Zyren e Kryeministit nga z.Behar Isma, në kohën kur ishte në pozitën u.d. Sekretar i Përgjithshëm i MPJD-së ndërsa tash ëshrë u.d. Drejtor i Departamentit për Çështje Ligjore dhe Traktate, shkruan Kosovalive.net.

Në dokumentin e dërguar nga z. Isma në Zyre të Kryeministrit në mes tjerash thuhet:” Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka vërejtur se në Rregulloren nr. 01/ 2022 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës janë përvjedhur disa gabime/ lëshime teknike…”
Pas dy vitesh funksionimi të kësaj ministrie në mënyrë të jashtligjshme, tek pas Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, ish ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjitshëm z. Isma paska vërejtur “gabimin teknik” të rregullores.

Për dy vite me radhë, në bazë të kësaj rregulloreje, ish u.d. Sekretar i Përgjithshëm, Behar Isma ka marr vendime dhe ka nënshkruar të panumërta që sipas Ligjit për Shërbimin e Jashtëm janë kompetencë e Drejtorit të Përgjitshëm. Që i bie se i njëjti ka bërë shkelje ligjore.
Për më tepër ajo që është për tu brengosur është përpjekja që në mënyrë klandestine të mashtroi Zyrën e Kryeministrit se kinse është bërë lëshim teknik, që për prokurorinë dhe institucionet ligjore dhe zbatimit të ligjit duhet të jetë subjekt i trajtimit.

Një veprim i tillë cilësohet si vepër penale, ashtu që prokuroria, organet e hetimit dhe gjykata do të duhej të merren seriozisht me këtë përpjekje të eskivimit të zbatimit të aktgjykimit dhe mos zbatimit të ligjit.

AKTGJYKIMI:


Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...