Live

EKSLUZIVE: Zgjedhjet në veri pritet të shtyhen për një datë tjetër

15:32 / 05 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Burime të besuara të kosovalive.net kanë konfirmuar se aktualisht liderët shtetëror të Kosovës me sugjerimin e aleatëve ndërkombëtarë po e shqyrtojnë seriozisht vendimin për të shtyrë zgjedhjet lokale për katër komunat në pjesën veriore të shtetit.

I njëjti burim pohon se vendimi tashmë është marrë që të shtyhet data e mbajtjes së zgjedhjeve në mënyrë që t’i jepet shans një përpjekjeje për t’u siguruar për legjitimitetin e këtij procesi.

“Pjesëmarrja në zgjedhje e votuesve është tepër më rëndësi. Tash për tash indikacionet flasin se mund të ketë bojkotim të tyre në përmasa masovike dhe përshkallëzim të situatës së sigurisë e acarim të gjendjes. Prandaj, është e domosdoshme që vendimi për shtyerjen e zgjedhjeve t’u hap rrugë angazhimeve politike që sigurojnë një process të drejtë e fer zgjedhor, që garaton po ashtu një proces me legjitimitet popullor për kryetarët dhe asambletë”, pohon ky burim, i afërt me zhvillimet që po ndodhin atje.

Tashmë për këtë vendim po diskutohet në nivelet më të larta shtetërore bashkë me ambasadorët e huaj. Vendimi nga ana e presidentites me propozim të KQZ-së pritet të komunikohet brenda javës.

Presidentja Osmani ka vendosur më herët që mbajtja e zgjedhjeve për katër komunat në veri të shtetit të mbahen më 25 dhjetor./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua