Ka filluar takimi i gjashtë ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, transmeton Kosova.live
Në këtë takim do diskutohet për energjinë, çështjet sociale, kulturë dhe rini.
Nga LDK në takim po marrin pjesë: Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami dhe Lumir Abdixhiku.
Ndërkaq nga Lëvizja Vetëvendosje Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Besnik Bislmi dhe Hekuran Murati.
Ky takim është në vazhdën e takimeve për arritjen e marrëveshjes për koalicion mes këtyre dy partive.