Shumë njerëz kanë probleme me gjumin, ku disa nuk mund të flenë e disa kanë problem me zgjimin natën.
Ekspertët thonë se problemet me gjumin mund të kene te ndryshme, pra njerëzit mund të përjetojnë telashe të ndryshme procesin e fjejtjes.
Madje ata kanë bërë të ditur se ekzistojnë 120 lloje të ndryshme të çrregullimeve të gjumit dhe zgjimit.
Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raportojnë se një e treta e njerëzve në ShBA flenë më pak se sa rekomandohet që të bëhet, shkruan Healthline.
Ekspertët thonë se ka disa hapa që duhet të ndërmerrni kur ndjeni se nuk po e bëni gjumin e rehatshëm, siç janë kontrollat mjekësore.
Ata gjithashtu thonë se mungesa e gjumit tek disa njerëz mund të jetë diçka që nuk ndikon në aktivitetet e ditës, ndaj nuk konsiderohet gjendje serioze.
Ndërkaq, sipas tyre, nëse problemet me gjumin kanë efekt në punën ose marrëdhënien e njerëzve, atëherë duhet menjëherë të merren parasysh këshillat mjekësore dhe të bëhen kontrollat e rregullta tek mjeku.