Live

Elbert Krasniqi: Jemi të gatshëm të diskutojmë për krijimin e këshillit nacional të serbëve

21:01 / 09 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, gjatë një konference për shty, pa thënë se Qeveria e Kosovës është e gatshme të diskutojë mundësitë për krijimin e këshillit nacional të serbëve.

Jemi të gatshëm të dëgjojmë dhe diskutojmë për mundësinë e krijimit të këshillit nacional të serbëve, mirëpo praktika na dëshmon se komunitetet në Kosovë kanë më shumë të drejta se komunitetet në Serbi”, – ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Ministri ndër të tjera ka thënë se komunitet serb në Kosovë është i privilegjuar duke shtuar se Kosova është shembull për të drejtat më të avancuara të komuniteteve në Rajon dhe në Evropë.

“Komuniteti serb në nivel lokal, përveç të drejtave kanë edhe kompetenca të fuqishme, gati sa qeveria qendrore. Madje në disa fusha kanë kompetenca të njëjta sa qeveria qendrore. Nuk ka asnjë kompetencë që mund të marrë pushteti lokal nga qeveria qendrore që nuk e kanë komunat me shumicë serbe”, – tha Krasniqi.

Shpërndaje në

U Kopjua