Live

Endrit Thaçi flet për shpalljen e pavarësisë: E mbaj mend kur babi ma prezantoi flamurin e Kosovës

19:47 / 17 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka folur për 17 shkurtin e vitit 2008.

Në këtë intervistë, ai ka thënë se ka qenë një emocion i veçantë dhe ditë festë për të gjithë.

“Më kujtohen ato momente. Ka qenë një emocion i veçantë, një ditë festë për të gjithë. Jemi përshëndetur me përqafime, me përqafime të lumturisë se Kosova po bëhet shtet”, ka thënë ai në një intervistë për Nacionalen.

Endrit Thaçi tutje e ka veçuar edhe një moment, kur ish-kryeministri ia prezantoi flamurin e Kosovës.

“E mbaj mend kur kemi shku në koncert që ka ndodhur për ditën e pavarësisë, fishekzjarret, e mbaj mend kur babi ma ka prezantu flamurin e Kosovës. Tetë vjeçar. Po shumë (më ka pëlqyer flamuri). Ka qenë e jashtëzakonshme, një moment i mirë, momente që kurrë nuk do t’i harrojë.” – ka thënë ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...