Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka përkrahur kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Në postimin që ka bërë në rrjetin social “Facebook”, Hoxhaj ka thënë se e përkrahë kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë.
“E mbështes zyrtarizimin e “Lulëkuqes së Kosovës” si simbol i përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë! Si Nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, e mbështes këtë iniciativë të Bardhyl Mahmutit dhe të Qendra ‘Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur’”, ka shkruar Hoxhaj.