Live

Enver Hoxhaj e përkrah kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit

13:20 / 16 Janar 2023

Nga Kosova Live

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka përkrahur kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Në postimin që ka bërë në rrjetin social “Facebook”, Hoxhaj ka thënë se e përkrahë kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë.

“E mbështes zyrtarizimin e “Lulëkuqes së Kosovës” si simbol i përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë! Si Nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, e mbështes këtë iniciativë të Bardhyl Mahmutit dhe të Qendra ‘Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur’”, ka shkruar Hoxhaj.

Shpërndaje në

U Kopjua