Live

“Era e gjakut është ende e fortë”, Rama nga Londra flet për marrëveshjen ndërmjet Kurtit e Vuçiqit

10:35 / 24 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama beson se një Ballkan i bashkuar si në ekonomi edhe në dënimin e agresionit rus në Ukrainë është mjaftë ë rëndësishme për të stabilitetin dhe paqen, pasi në të kundër rajoni i kthehet të shkuarës, ku sipas tij “era e luftës dhe gjakut është ende e freskës mes Kosovës dhe Serbisë”.

Një ndihmë në bashkëpunimin e ngushtë të rajoni luan edhe procesi i “Ballkanit të Hapur”, ku Rama tha se është e vështirë të negociosh me Serbinë për shkak të ngërçit me Kosovën, por që “duhet ta mbajmë në anë tonë”.

“Është pjesë e një transformimi të tërë që po përjeton Ballkani. Shqiptarët janë në pozitën më të mirë që kanë qenë ndonjëherë. Marrëdhëniet në Ballkan s’kanë qenë ndonjëherë më mirë. Kemi një elefant në dhomë ne çdo marrëveshje me Serbët, për shkak të Kosovës.

Dhe për këtë ne duhet ta mbajmë Serbinë në anën tonë, sepse mund të na kthejë në të shkuarën. Të sigurohemi që bashkimi në Ballkan kundër agresionit rus në Ukrainë të mos shpërbëhet, pasi nëse kjo ndodh mund të na kthejë shumë shpejt në kohët e shkuara”, tha Rama.

Lidhur me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Rama tha se ky është më i miri deri më sot, ku palët marrin atë që ju takon dhe është një njohje “de facto” e Kosovës nga Serbia.

“Mendoj se dokumenti në tryezë është më i miri ku të dyja palët mund të marrin atë që ju takon. Të dyja palët janë shumë pranë luftës dhe era e gjakut është ende e fortë deri në atë pikë sa nuk mund të hedhin hapat e fundme. Kjo është rruga e duhur dhe njohje “de facto” e të drejtës së Kosovës për të jetuar dhe vendosur më vete. Është njohje “de facto” e Serbisë ku me Kosovën duhet të ketë marrëdhënie normale. E vetmja pikë është që ato të zbatohen, pasi Ballkani është një vend me mjaft gracka. Por le të shohim”, tha Rama.

Këto deklarata Rama i bëri gjatë një bashkëbisedimi në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Lodër, ku ndodhet për një vizitë zyrtare.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...