Live

“Erdhe si shiu në jetën time, e ma shpërlave dhimbjen”, Fifi bën tjetër dedikim për Adisin

08:52 / 22 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Fifi është njëra nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të dashura të publikut.

Ajo përtej sukseseve në muzikë, komentohet shumë edhe për jetën e saj private, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja bën shpesh dedikime për të dashurin e saj në rrjete sociale, të cilat nuk tejkalohen pa vëmendjen e publikut.

Së fundi, Fifi ka postuar një imazh ku shihet në përqafim të Adisit, të cilit edhe ia ka kushtuar disa fjalë.

“Ti erdhe si shiu në jetën time, e ma shpërlave dhimbjen”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Adisi ndërkohë e shoqëron Fifin pothuajse gjatë gjithë kohës dhe në mbrëmjet e shumta muzikore në të cilat artistja performon.

Shpërndaje në

U Kopjua