Live

Erdogan flet me Putinin, bisedojnë për tërmetin dhe luftën Ukrainë-Rusi

18:06 / 24 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka biseduar në telefon me presidentin rus Vladimir Putin.

Temë e bisedës së Erdoganit me Putinin ishte në lidhje me tërmetin që goditi Turqinë pak javë më parë dhe zhvillimin e luftës Rusi-Ukrainë, që filloi sot, një vit më parë, përcjell Klankosova.tv.

“Presidenti Erdogan falënderoi Presidentin Putin për solidaritetin e tij me Turqinë për tërmetet”, thuhet në njoftimin e presidencës turke.

Erdogan theksoi nevojën e arritjes së një paqeje të drejtë për të parandaluar humbjet e mëtejshme të jetëve dhe shkatërrimet.

“Duke shprehur dëshirën e sinqertë të Turqisë për ringjalljen e marrëveshjes së arritur në Stamboll, Presidenti Erdogan vuri në dukje se Ankaraja është e gatshme të ofrojë çdo lloj mbështetjeje në këtë drejtim”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...