Live

Erdogan viziton sot zonat e prekura nga tërmeti

09:16 / 08 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pritet që të vizitojë zonat e prekura nga tërmeti i fuqishëm i së hënës, në një kohë kur ekipet e shpëtimit vijojnë misionin e tyre për të nxjerrë njerëzit e zënë nën rrënoja.

Erdogan pritet që të vizitojë edhe qytetin e Kahramanmaraş si dhe provincën e Hatay, që ndodhen pranë epiqendrës së tërmetit me magnitudë 7.8.

Një ditë më parë, kreu i shtetit turk shpalli 3 muaj gjendje emergjence kombëtare në 10 provincat e prekura.

Shpërndaje në

U Kopjua