Live

Escobar dhe Lajçak së bashku me tre emisarët evropian arrijnë në Qeverinë e Kosovës

10:09 / 20 Janar 2023

Nga Kosova Live

Pesë diplomatë të lartë sot kanë mbërritur në Qeverinë e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të jetë nikoqir i emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, atij amerikan, Gabriel Escobar, këshilltarët për politikë të jashtme të kancelarit gjerman dhe presidentit francez, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, si dhe këshilltarin e kryeministres italiane, Francesco Talò.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kurtit, takimi do të zhvillohet nga ora 10:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua