Live

Escobar viziton Beogradin dhe Prishtinën, më 18 mars do të jetë edhe në Ohër

19:26 / 14 Mars 2023

Nga Kosova Live

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin plotësisht dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar po udhëton në rajon për të mbështetur këtë proces.

Kështu ka bërë të ditur sot Departamenti Amerikan i Shtetit në një deklaratë për agjencinë serbe të lajme Tanjug, transmeton Demokracia.com.

Siç ishte paralajmëruar edhe nga Presidenca e Serbisë, Escobar nesër në Beograd do të bisedojë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Escobar pas Beogradit do të vijë në Prishtinë.

Vizita e Escobarit në Beograd dhe Prishtinë ka të bëjë me takimin e 18 marsit në Ohër. Edhe ai pritet të jetë në Ohër.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq do të takohen në Ohër më 18 mars ku do të diskutojnë për Aneksin e Implementimit të propozimit franko-gjerman.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...