Live

Evakuohen spitalet, pacientët nxirren në oborr pas tërmeteve të fundit në Turqi

21:52 / 20 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Dy tërmete të forta me magnitudë 6.4 dhe 5.8 ballësh të Rihterit goditën në mbrëmje provincën Hatay të Turqisë.

Informacionet e para thonë se disa ndërtesa janë shembur dhe shumë njerëz kanë mbetur nën rrënojat e tyre.

Mediat raportojnë se është dhënë urdhër që spitalet të evakuohen ndërsa pacientët po barten për në oborr pasi që nuk ka siguri.

Në pamjet e para të publikuara në rrjetet sociale shihen shumë pacientë në krevate teksa qëndrojnë në oborrin e një spitali në Hatay.

Zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay njoftoi se provinca e Hatayt ka përjetuar edhe 20 pasgoditje të tjera.

Ndryshe, dy tërmetet e fundit të 6 shkurtit shkaktuan vdekjen e mbi 41 mijë personave në shtetin turk.

Shpërndaje në

U Kopjua