Kandidati për deputet i LDK’së me numër 50, Fadil Aliu ka dhënë një lajm të rëndësishëm për banorër e Barilevës, Drenocit, Prugovcit dhe Koliqit.
Aliu ka njoftuar se nga data 1 janar banorër do të paguajnë 50 cent për biletata një drejtimshe dhe 80 cent për bileta ditore.
Tutje, ai ka shkruar se me realizimin e kësaj kërkese të banorëve, është mbajtur premtimi i kryetarit, Perparim Rama.
Njoftimi i plote:
📢NJOFTIM shumë me rëndësi për Banorët e Barilevës, Drenocit, Prugovcit dhe Koliqit!
Pas marrëveshjes mes Komunës dhe operatorëve privatë të transportit, nga data 1 Janar 2025, operatorët privatë do të operojnë në të njëjtat kushte si Trafiku Urban, dhe me këtë rast një kërkesë e vazhdueshme e banorve të këtyre fshatrave po realizohet, kërkesë kjo e cila ishte edhe premtim i kryetarit të Kryeqytetit Perparim Rama🚍.
💳 Çmimet e biletave të këtyre linjave janë:
Bileta një drejtim: 0.50€
Bileta ditore: 0.80€ (e vlefshme për linja të tjera gjithashtu)
Orari i Transportit me autobus në linjën “Prishtinë – Barilevë – Prishtinë”, dhe linjën “Prishtinë – Koliq – Prishtinë” është si më poshtë⬇️