Live

Familja mbretërore britanike këshillohet të mos ketë kontakte me Rusinë

15:19 / 12 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Familja mbretërore e Britanisë është këshilluar që të mos ketë kontakte me ambasadën ruse në Londër. Lajmi është konfirmuar nga ambasadori rus në Londër.

Ambasadori Andreei Kelin u pyet nga mediat nëse ka pasur ndonjë komunikim me Mbretin Charles III, por ai e mohoi.

“Jo, dhe unë e di që anëtarët e familjes mbretërore këshillohen të mos mbajnë ose të hyjnë në kontakt me ambasadën ruse”, tha ambasadori.

Kelin tha se biznesmenët rusë, duke përfshirë të ashtuquajturit oligarkë që grumbulluan pasuri të mëdha pas rënies së Bashkimit Sovjetik, nuk e konsideronin më Londrën si një strehë të sigurt.

“Askush tani nuk do ta konsideronte Mbretërinë e Bashkuar si një strehë të sigurt; ajo doli të ishte një strehë piratesh”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...