Reperi i njohur Gashi ishte prezent këto ditë në Kosovë. Ai ishte performues në natën e dytë të festivalit “Sunny Hill”.
Reperi ndezi atmosferën derisa edhe vallëzoi me këngë shqipe bashkë me Dua Lipën.
Në një moment Gashi ishte futur në mes të publikut, dhe dikush i kishte marrë zinxhirin. Kur Gashi u ngjit në skenë filloi me fyerje ndaj personit që i kishte marrë zinxhirin.
Ky veprim i zhgënjeu disa prej fansave të cilët i kërkuan të mos vijë më në Kosovë.
