Fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke mbajtur protestë kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për politikanin e ndjerë serb, Olivier Ivanoviq.
Me moton “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë!” e me brohoritje “Kryeministër mos na provoko”, “Ne nuk harrojmë, ne nuk falim”, ka filluar protesta në sheshin Skenderbeu kundër Albin Kurtit për shkak të deklaratës së tij për Oliver Ivanoviq.

