Live

Fero e konfirmon ndarjen nga Arbenita, tregon edhe kush ishte fajtor

17:21 / 12 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani apo siç njihet me emrin e artit Fero, tash e sa kohë përflitet për lidhjen me partneren e tij, modelen Arbenita Ismajli.

Të njëjtit është raportuar se janë ndarë që disa muaj, megjithëse një konfirmim nga ana e tyre nuk ishte bërë akoma.

Duke qenë se artistët shpesh përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instagram, zbulojnë shumë gjëra si nga jeta profesionale e ajo private, një gjë të tillë së fundmi e ka bërë edhe Fero.

I pyetur se a është ndarë nga bashkëshortja?, që lë të kuptohej për partneren e tij, një përgjigje nga ai nuk ka munguar, duke thënë vetëm, “Po”, bashkangjitur disa figurave

Ndërkohë që në postimin tjetër, reperi shqiptar thotë se ishte faji i tij që dyshja tashmë kanë ndarë rrugët nga njëri-tjetri.

Këta të fundit shijuan romancën mjaft shumë, madje Arbenita ishte pjesë e klipit “Ride or Die” të Feros të lansuar gjatë verës, duke e bërë atë edhe më të veçantë, percjell telegraf. Gjatë kësaj kohe, Fero po ashtu është fokusuar më shumë në muzikë, i cili është zhvendosur në Gjermani, ku po punon dhe ka hapur studion e tij muzikore të titulluar “Skuadra Fero”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...