Një 40 vjeçar ka vdekur në vendin e tij të punës.
Rasti tragjik ka ndodhur në Fier.
Sipas policisë, viktima A.M, dyshohet se ishte djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes, shkruan Abc News.
40-vjecari me inicialet A.M, punonte në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve në Patos/Klankosova.tv
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 13:45, në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve (fonderi), në Patos, shtetasi A. M., 40 vjeç, dyshohet se gjatë procesit të punës, është djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.