FIFA ka hapur procedurën disiplinore ndaj Serbisë.
Në dhomën e Përfaqësueses së Serbisë u shfaq një flamur me ngjyrat e këtij shteti, si dhe hartën e Republikës së Kosovës në të, shkruan Gazeta Express.
Në këtë flamur ishte një mbishkrim ku thuhej “Nuk dorëzohemi”. Flamuri i njëjtë u shfaq edhe nga tifozët në ndeshjen Brazil – Serbi.
FIFA ka njoftuar këtë të shtunë se tashmë ka marrë hapat e parë lidhur me këtë rast, pasi ka hapur procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë.
Shtëpia më e madhe e futbollit pritet që së shpejti të marrë një vendim përfundimtar lidhur me këtë rast.