Live

FIFA nis procedurat kundër Serbisë, rrezikon dënim për tri shkelje të mëdha

14:08 / 05 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka nisur zyrtarisht shqyrtimin e masave disiplinore ndaj Kombëtares së Serbisë në futboll pas ngjarjeve të turpshme ndaj futbollistëve të Zvicrës.

FIFA ka njoftuar se Serbia do të hetohet për tri shkelje të rënda në ndeshjen e Kampionatit Botëror kundër Zvicrës.

Sipas FIFA-s, Serbia do të hetohet për shkeljet e mundshme të neneve 12, 13 dhe 16.

“Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka nisur procedurat kundër Federatës së Futbollit të Serbisë për shkak të shkeljeve të mundshme të nenit 12 (sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve), 13 (diskriminimi) dhe 16 (rendi dhe siguria në ndeshje)”, thuhet në deklaratën e FIFA-s.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka parashtruar të dielën një ankesë zyrtare në FIFA kundër Serbisë për ofendimin në baza racore të futbollistëve me origjinë shqiptare të cilët përfaqësojnë Zvicrën.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...