Live

Fifi me dedikim dashurie për të dashurin e tij Adisin: Të jetoj, të kam oksigjen të qelizave

16:31 / 23 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka plot 11 muaj që është në lidhje me sipërmarrësin Adis Patushi.

Ky i fundit është një emër jo pak i njohur për publikun, pasi ai ka qenë ish-i dashuri i bukuroshes Adrola Dushi.

Fifi jo pak herë e ka shprehur dashurinë e saj për partnerin në rrjetet sociale dhe një gjë të tillë ka vendosur ta bëjë edhe së fundmi.

Interpretuesja e hitit “Diell” ka publikuar një imazh me Adisin, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar: “Të jetoj, t’kam oksigjen të qelizave”.

Tutje, ajo ndau me ndjekësit edhe një video të ëmbël, ku shfaqej duke u “ngacmuar” me ledhatime nga i dashuri i saj.

“Adisi është i paparashikueshëm, po më torturon fizikisht”, ka shkruar Fifi.

Këngëtarja e njohur përndryshe është duke shijuar së fundmi suksesin e këngës së saj më të fundit, “Refuzuar”.

Shpërndaje në

U Kopjua