Live

Flasin nga LVV: Kemi dy kërkesa për SBAShK-un dhe pastaj ekzekutohen pagat

10:29 / 06 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj ka treguar se cilat janë kushtet që mësimdhënësve të u dalin pagat.

“Ne kemi vetëm dy kërkesa ndaj SBASHK-ut, dhe ajo më e rëndësishmja është zëvendësimi i orëve sepse fëmijët kanë humbur shumë. Nëse zotohen se orët zëvendësohen, automatikisht pagat avans do të jepen”, është shprehur ai në Kanal 10, shkruan Kosova Live.

SBAShK janë shprehur se fillimisht duhet të ekzekutohen pagat pastaj do të ulen e të diskutojnë për orët e humbura.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka nxjerr një vendim në lidhje me orët e humbura ku kërkon të zëvendësohen.

Sot është data 6 tetor dhe pagat ende nuk janë ekzekutuar. Ministri i Financave, Hekuran Murati është shprehur se nuk do të ketë paga për ata që nuk kanë punuar.

Por, Ministria e Financave ka procesuar pagat për zyrtarët e administratës publike që kanë qenë në grevë. Ndërsa për mësimdhënës jo./Kosova Live/

Shpërndaje në

U Kopjua