Njëri nga protagonistët kryesorë të vendimarrjes në PDK, Adem Grabovci, po i kthehet aktivisht politikës, kështu së paku ai e deklaron vullnetin e tij duke u përgjigjë në shumë tema në një intervistë të gjatë dhënë për kosovalive.net.
Tashmë i liruar nga gjykata i pafajshëm për aferën e njohur Pronto, Grabovci ka qënë adresë e kritikave sistematike nga mediet dhe oponetët politikë për përdorim të pushtetit për interesa të etablimit të strukturave të partisë në të gjitha poret e pushtetit.
Duke komentuar fillimisht aferën Zdravo të shefës së grupit parlamentar të LVV-së, Miimoza Kusari Lila, Grabovci, ish shef i grupit parlamentar të PDK-së, kritikoi ashpër mazhorancën e Kurtit duke i kujtuar asaj se ai asnjëherë nuk ka mbajtur takime të fshehta me përfaqësuesit e komunitetit serb. Ai e rikujtoi shembullin e tij të vet-dorëheqjës nga pozita që po e mbante pasi dolën përgjimet e aferës Pronto.
“Të lutem, unë asnjëherë nuk kam mbajtur takime të fshehta, jam takuar hapur me ta. Nuk kam bërë pazare me ta, jam kordinuar me përfaqësuesit e serbëve se s’i t’i ndihmojmë qytetarët serb, e jo për t’i fyer veteranët”, pohoi Grabovci.
Grabovci rikujtoi sipas tij standardin e PDK-së për sa kohë që ishte në pushtet kjo parti, duke theksuar se në kohën e tyre për çdo rast kur ka pasur dyshime për korrupsion e shkelje ligji, janë marrë masa.
“Kjo nuk po ndodhë në qeverisjen Kurti dhe është e pandershme dhe, e paimagjunueshme ajo çfarë po e shohim. Historia e Kosovës nuk do të njeh njëri më të dëmshëm se sa Albin Kurti”, tha Grabovci ndërsa po e krahasante qeverisjen e PDK-së me qeverinë e tashme të LVV-së./kosovalive.net
Emisioni i plotë: