Live

Foto e Kurtit në zyrën e Rahimajt, Nushi: Ky kryetar o për gjynah

20:37 / 09 Mars 2023

Nga Kosova Live

Pas publikimit të pamjeve ku duket se në murin e zyrës së kryetarit të Kamenicës Kadri Rahimaj, është vendosur një fotografi në të cilën kryeministri i Kosovës Albin Kurti krahasohet me një luan, ka reaguar anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi.

Duke shkruar në Facebook, Nushi ka thënë se “sa mendon që nuk do të çuditet më me veprimet e pjesëtarëve të VV-së, befasohet nga kryetari i Kamenicës”

“Vec kqyreni cfare foto ka vendose ne murin e zyres se tij ne Komune! Kjo nuk o as qesharake. Ky kryetar o per gjynah!”- ka shkruar Nushi.

Shpërndaje në

U Kopjua