Live

FSK-së i shtohen specialistët për qitje

11:34 / 05 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se FSK-së po i shtohen operatorët specialistë për qitje të mprehtë.

Në një postim në Facebook, ai ka njoftuar se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes po realizohen trajnimet në përputhje me misionin dhe konceptin bashkëkohor të profesionalizmit të kuadrove në të gjitha profilet.

“Edhe trajnimi dyjavor specialistik për qitje të mprehtë u realizua me sukses të lartë, si në pjesën terorike ashtu edhe atë praktike në qitje në kushte të ndryshme atmosferike.Efektiviteti shumë i lartë i treguar në qitje është dëshmi se komandot tona janë të përgatitur vetëm për fitore në çdo operacion”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua