Live

Ganimete Musliu flet me pikëpyetje për lidershipin e PDK, nëse mund të ketë diktaturë-përballem me të!

23:39 / 29 Shtator 2022

Nga Kosova Live

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu ka folur pas zhvillimeve të fundit që ndodhën mes saj dhe PDK’së, në kohën kur u mbajt Konventa Programore e kësaj partie.

Musliu në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se nuk do të largohet nga PDK’ja..

Ju garantoj që unë jam në PDK dhe do të punojë fuqishëm që PDK ta sjellim në vendin ku e meriton. Asnjëherë bindjet e mija nuk janë luhatur për qëndrimin tim në PDK dhe jam krenare që kam një udhëtim 23 vjeçar në PDK”, tha Musliu.

Musliu tha se momenti kur do ta shqyrtojë mundësinë e largimit nga PDK’ja, do të jetë momenti kur kjo parti tenton të rrëshqas në diktaturë.

“Derisa partia demokratike do të mbetet parti demokratike unë do të mbetem aty, atëherë kur partia demokratike tenton të rrëshqasë në diktaturë, e unë s’mund t’ju bëj ballë diktaturave, atëherë do ta shqyrtojë pozicionimin tim. Tani për tani ndihem shumë mirë që jam në PDK”, tha ajo.

Tutje, deputetja e PDK’së tha se ka pakënaqësi lidhur me mënyrën se si është duke e bërë partia e saj opozitën.

“Kam pakënaqësitë e mia lidhur me mënyrën se si jemi duke bërë opozitën. Dua ta sqarojë, se unë jam anëtarësuar në PDK kur PDK’ja ka qenë në opozitë. Kemi punuar ditë e natë derisa e kemi pru PDK’në në pushtet”, tha ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...