Live

Gara për kryeshef në Iberlepenc, dy kandidatët më të votuar, një ish-kryetar i Vetëvendosjes dhe një ish-kryeshef i shkarkuar 

14:07 / 24 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Njëra nga ndërmarrjet më stabile në Kosovë, “Ibërlepenci” po vazhdon garën për zgjedhjen e kryeshefit. Pesë kandidatë janë futur në listën e ngusht për pozitën më të lartë të ndërmarrjes.

Bordi tashmë ka shpallur votimin për kandidatët që ndodhen në listën finale.

Kandidati më i votuar nga bordi është Luan Hoti. I njëjti më parë ka qenë kryeshef i Stacionit të Autobusëve, por që i njëjti ishte shkarkuar para një viti.

Kandidati i dytë më i votuar nga bordi është Faruk Mujka. I njëjti për shumë vite ka qenë kryetar i degës së Vetëvendosjes në Mitrovicë.

Mujka në tetor të vitit të kaluar kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Vetëvendosjes në Mitrovicë.

Por, Faruk Mujka kishte thënë se po jep dorëheqje nga drejtimi i VV-së, por se do të jetë një aktivist aktiv i partisë në pushtet

Shpërndaje në

U Kopjua