Gazetari gjerman i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens, ka paralajmëruar një shkrim të ish-ambasadorit kosovar në Gjermani, Beqë Cufajt, që do të publikohet në edicionin e fundjavës të FAZ-it.
Martens thotë se ajo që është shkruar nga Cufaj, nuk do t’u pëlqejë disave, sidomos në Prishtinë.
Beqë Cufaj, ish-ambasador i Kosovës në Gjermani, e ka një shkrim në numrin e radhës të “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” (edicionin e fundjavës) që disa në Prishtinë nuk do ta pëlqejnë, sidomos rekomandimet e tij se si duhet të sillet Berlini ndaj (kundër?) Kryeministrit Albin Kurti”, ka shkruar Martens.
Siç e transmeton gazetari gjerman, Cufaj ka shkruar se si Gjermania ishte shteti që e ka përkrahur kryeministrin Albin Kurti që të vijë në pushtet dhe se tani duhet ta përdorë ndikimin e saj te ai.