Live

Gazetari gjerman në Twitter paralajmëron një shkrim që do ta ‘trazojë’ Prishtinën

12:23 / 10 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Gazetari gjerman i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens, ka paralajmëruar një shkrim të ish-ambasadorit kosovar në Gjermani, Beqë Cufajt, që do të publikohet në edicionin e fundjavës të FAZ-it.

Martens thotë se ajo që është shkruar nga Cufaj, nuk do t’u pëlqejë disave, sidomos në Prishtinë.

Beqë Cufaj, ish-ambasador i Kosovës në Gjermani, e ka një shkrim në numrin e radhës të “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” (edicionin e fundjavës) që disa në Prishtinë nuk do ta pëlqejnë, sidomos rekomandimet e tij se si duhet të sillet Berlini ndaj (kundër?) Kryeministrit Albin Kurti”, ka shkruar Martens.

Siç e transmeton gazetari gjerman, Cufaj ka shkruar se si Gjermania ishte shteti që e ka përkrahur kryeministrin Albin Kurti që të vijë në pushtet dhe se tani duhet ta përdorë ndikimin e saj te ai.

Shpërndaje në

U Kopjua