Live

Gazetari i FAZ që e intervistoi Kurtin: Isha i habitur me deklarimin e tij

10:37 / 30 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Gazetari i të përditshmes gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, i cili disa ditë më parë realizoi një intervistë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ka reaguar në Twitterin e tij.

Thotë se ka mbetur i habitur se si ky i fundit ka pranuar se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka informacione më shumë sesa kryeministri i vendit për situatën në Veri.

“Politikanët zakonisht preferojnë të gënjejnë sesa të thonë sinqerisht se dinë ose nuk dinë diçka”, ka shkruar Mertens në rrjetin e tij social në Twitter.

“Unë personalisht u habita që z. Kurti pranoi se ai dinte më pak për një zhvillim të caktuar në vendin e tij sesa ambasadori i SHBA-së, pasi politikanët zakonisht preferojnë të gënjejnë sesa të thonë sinqerisht se dinë (ose nuk dinin) diçka”.

Shpërndaje në

U Kopjua