Live

Georgina Rodriguez: Me Ronaldon ishte dashuri në shikim të parë

15:21 / 25 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Georgina Rodriguez është bashke me Cristiano Ronaldon që nga viti 2016.

Modelja thotë se nuk ka qenë e lehtë të jetë me dikë kaq të famshëm por se ajo nuk do të ndryshonte asgjë lidhur me relacionin që kanë.

Ish asistentja e dyqanit rrëfen se si me Ronaldon pati dashuri në shikim të parë.

Bukuroshja tha për The Sun se lidhja emocionale që kanë ndërmjet vete është ajo që  e mban lidhjen gjallë.

Ajo rrëfeu  gjithashtu se si e josh Ronaldon:

Ajo që ndiej për të është më e fortë se çdo gjë, çdo lloj presioni. Së bashku jemi më të fortë dhe ka një admirim të ndërsjellë. Por të joshësh dhe të ëndërrosh është kaq e rëndësishme. Unë gjithmonë fle në të brendshme dhe preferoj të brendshme femrash seksi ‘.

Shpërndaje në

U Kopjua